FOTO+VIDEO/ Vogëlushi shqiptar që shtrëngon në gjoks pasaportat shqiptare bëhet viral në rrjet: Dua të iki në shtëpi!

FOTO+VIDEO/ Vogëlushi shqiptar që shtrëngon në gjoks…

Prej ditësh, lajm kryesor është radha e gjatë dhe kriza humanitare në Kakavijë.

Pamjet janë të llahtarshme, të qyetarëve që janë me fëmijë e me të moshuar, pa gjumë, pa ujë.

Situata kaotike duket edhe nga disa pamje që janë bërë virale në rrjet.

Një djalosh i vogël, i cili i ka sytë me lot, është i lodhur nga pritja në kufi.

Ai mban fort pasaportat me vete, ndërsa në ato momente qytetarët po përplaseshin me policinë.

Dosja.al ka publikuar edhe pamjet ku fëmija i vogël shtrëngonte pasaportat shqiptare.

Vogëlushi, që mban veshur vetëm pantallonat, shkon e ulet në një cep, ndërsa babai çan kordonin policor dhe i qëndron pranë të birit.

“Hapu more, hapu…”– thotë ai.

Pasi kalon shkon tek i biri dhe e pyet se çfarë do.

“Dua të iki në shtëpi,”– thotë i vogli.

“Po ku ta gjej shtëpinë unë këtu, ku ta gjej shtëpinë…”– i kthehet i ati dhe ia plas të qarit.

Aty, pranë fëmijës, që i tronditur nga të bërtiturat vijon të qëndrojë i ulur, afrohet një efektiv.

“Hajde tek xhaxhi…hajde tek xhaxhi të dalim pak. Të lutem,”- i thotë ai teksa përpiqet ta qetësojë fëmijën.

“Po ç’të lutem…shiko si më është bërë fëmija, unë s’kam vetëm këtë kam tre, kam dhe dy të tjerët matanë,”– vijon të bërtasë babai i djalit, teksa shpërthen në lot.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit