Fqinji kanos me kallashnikov 35-vjeçarin për pronat, arrestohet

Fqinji kanos me kallashnikov 35-vjeçarin për pronat,…

Një 50-vjeçar ka kanosur me armë zjarri kallashnikov fqinjin e tij në fshatin Micoj në Fushë Arrëz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28/02/2024) dhe sipas informacioneve sherri kishte degraduar për motive pronësie. Ardjan Cufaj dyshohet se pas konfliktit ka marrë kallashin dhe ka kanosur 35-vjeçarin me inicialet Y. C.

Në momentin e arrestimit të autorit, nga kontrollet e ushtruara në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov e pajisur me një krehër me fishekë, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Tashmë do të jetë prokuroria ajo që do të vijojë hetimet për të zbuluar më shumë rreth konfliktit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit