Franca kërkon të arrestojë Bashar al-Assad

Franca kërkon të arrestojë Bashar al-Assad

Një Gjykatë në Francë kanë lëshuar fletë-arrest për Bashar al-Assad. Presidenti i Sirisë akuzohet nga gjyqtarët francezë se ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër civilëve në konfliktin që ka përfshirë vendin që Assad qeverisë. Pjesë e fletë-arrestit është vëllain e presidentit të Sirisë, Maher al-Assad, si dhe dy zyrtarë tjerë të lartë për të njejtën akuzë. Në akuzë thuhet se është përdorur në mënyrë të përsëritur klori si armë ndaj civilëve.

Urdhër-arrestet të cilat i referohen akuzave për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte, pasojnë një hetim penal për sulmet me armë kimike në qytetin e Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore në gusht 2013, sulme që vranë më shumë se 1 mijë njerëz. Urdhër-arrestet vijnë pasi në 2017 u vra një person me shtetësi Franceze-Siriane.

Siria mohon përdorimin e armëve kimike, por një hetim i mëparshëm i përbashkët i Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike zbuloi se qeveria siriane përdori agjentin nervor sarin në një sulm të prillit 2017 dhe ka përdorur në mënyrë të përsëritur klorin si armë. Prej 11 vitesh, Siria ndodhet në luftë civile midis forcave të Republikës Arabe të Sirisë të udhëhequra nga Presidenti Bashar al-Assad të cilat mbështeten nga aleatë të jashtëm kundër forcave që kundërshtojnë qeverinë e Sirisë.

Në Mars të 2011 si pjesë e pranverës arabe protestat kundër qeverisë u kthyen në grupe paramilitare të rezistencës në të gjithë vendin duke shkuar të luftë civile në vitin 2012.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit