Franca masa për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15-vjeç

Franca masa për të ndaluar përdorimin e…

Kryeministri francez Gabriel Attal, kërkon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 13-vjeç. Në një interviste që ka dhënë për gazetën Le Parisien, kryeministri francez tha se të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve.

Dua të punoj me platformat për një barrierë të vërtetë digjitale, për t’u siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13-vjeçare të ketë qasje në rrjetet sociale”, ka thënë Attal.

Adoleshentëve në Francë do u jepet mundësia që ligjërisht të krijojnë llogari në rrjetet sociale nga moshës 15-vjeçare. Para asaj moshe, ata duhet të kenë miratimin e prindit. Attal është shprehur i bindur që mund jetë i suksesshëm në këtë drejtim. “Kjo është diçka shumë e vështirë, por jo e pamundshme”, ka thënë ai, duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit me platformat si Facebook dhe Tiktok, meqë ato, sipas tij, janë të vetëdijshme se po rrezikohet imazhi i tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit