Franca ndalon përdorimin e "TikTok" për nëpunësit civilë

Franca ndalon përdorimin e “TikTok” për nëpunësit…

Ministri i Shërbimit Civil, Stanislas Guerini ka njoftuar se Franca do të ndalojë përdorimin e aplikacionit për ndarjen e videove në pronësi kineze “TikTok” në telefonat e punës të nëpunësve civilë.

Për të garantuar sigurinë kibernetike të administratave dhe nëpunësve tanë civilë, qeveria ka vendosur të ndalojë aplikacionet rekreative si TikTok në telefonat profesionistë të nëpunësve civilë,” tha ai në një deklaratë.

Ai shtoi se për disa javë, disa nga partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë të Francës kanë miratuar masa për të kufizuar ose ndaluar shkarkimin dhe instalimin e aplikacionit TikTok nga administratat e tyre.

Guerini tha se aplikacionet rekreative nuk kanë nivele të mjaftueshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave në mënyrë që të vendosen në pajisjet e administratave, duke shtuar se ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe se shërbimet qeveritare do të monitorojnë pajtueshmërinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit