Franca njofton valën e katërt të pandemisë

Franca njofton valën e katërt të pandemisë

“Ne kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë” tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Atal.

Ai informoi se qeveria franceze po ecën përpara me planin e saj të ri për të luftuar variantet e reja të Covid-19 dhe për të zvogëluar presionin që mund të bllokojë spitalet.

Plani, i cili përfshinë edhe vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë, përfaqëson disa nga masat më të ashpra kundër Covid-19 në Europë.

Franca ashtu si edhe shumë vende në Europë po përballen me rritjen e infektimeve nga mutacioni “Delta”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit