Franca regjistron 3 milionë raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

Franca regjistron 3 milionë raste me Covid-19…

Franca ka regjistruar 3,011,257 raste infektimesh që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore në Francë njoftuan të premten se në 24 orët e fundit janë infektuar 23,292 persona.

Në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jetën 649 persona, duke e çuar bilancin total të viktimave në 72,647.

Qeveria franceze ka si objektiv që të ulë numrin e rasteve ditore në 5,000 si një parakusht për heqjen e kufizimeve anti-covid.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran tha pak ditë më parë  se niveli aktual i infektimit është relativisht i qëndrueshëm, me rreth 20,000 raste në ditë.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit