

Varianti 501.V2 i Covid-19 u zbulua nga autoritetet afrikane nga mesi i dhjetorit, dhe që prej atëherë, raste janë regjistruar në Japoni dhe Britani, mes shteteve të tjera. Ky lloj versioni i virusit besohet se transmetohet me lehtë, ashtu si varianti i zbuluar në Britaninë e Madhe.
Autoritetet në Francë thonë se bëhet fjalë për një burrë që ishte kthyer nga Afrika e Jugut, në shtëpinë e tij në rajonin Haut-Rhin, në kufi me Zvicrën.