Franca ruan me kushtetutë të drejtën për abort

Franca ruan me kushtetutë të drejtën për…

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi të martën me shumicë dërrmuese një projekt-ligj që synon të përfshijë të drejtën e një gruaje për të abortuar me Kushtetutë. Ky është cilësuar si hapi i parë për ta futur në proçes legjistlativ të drejtën për të abortuar. Pas miratimit në Asamblenë Kombëtare projektligji do t’i kalojë për votim Senatit.

Kjo gjë është premtuar nga Presidenti Emmanuel Macron pasi Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara nuk dha miratimin vitin e kaluar për të garantuar të drejtën e abortit.

Projektligji u votua të martën në mbrëmje nga dhoma e ulët e parlamentit me 493 vota pro dhe 30 kundër.

Qeveria e Macron kërkon që neni 34 i kushtetutës së Francës të amendohet që të përfshijë se ligji përcakton kushtet me të cilat ushtrohet liria e grave për të bërë rekurs ndaj një aborti i cili është i garantuar.

Një amendament kushtetues duhet të kalojë të dy dhomat e parlamentit dhe më pas të miratohet nga një shumicë prej tre të pestat e një sesioni të përbashkët të parlamentit. Nëse i njëjti version i projektligjit përfundimisht kalon të dyja dhomat Emmanuel Macron do të thërriste një seancë të posaçme të të gjithë ligjvënësve në përpjekje për të fituar tre të pestat e votave.

Aborti në Francë u dekriminalizua sipas një ligji të vitit 1975, por nuk ka asgjë amendament në kushtetutë që do të garantonte të drejtat e abortit.

Në Poloni një shtrëngim i diskutueshëm i ligjit tashmë kufizues të abortit çoi në protesta në vend vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese Polake vendosi në vitin 2020 që gratë nuk mund të ndërpresin shtatzënitë në rastet e deformimeve të rënda të fetusit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit