Franca urdhëron influencerët të tregojnë nëse kanë përdorur filtra në foto

Franca urdhëron influencerët të tregojnë nëse kanë…

Influencerët në Francë së shpejti do jenë të detyruar që të bëjnë me dije në çdo postim të tyre nëse kanë përdorur apo jo filtra. Sipas ligjit të ri të mundshëm, një foto ose video me filtra ose e punuar në programe duhet të deklarohet e tillë, ndërkohë që do të ndalohet reklamimi kirurgjive të ndryshme estetike. 

Qeveria po kërkon të kufizojë efektet shkatërruese psikologjike që këto praktika kanë tek përdoruesit e mediave sociale. Shkeljet e rregulloreve strikte, të propozuara nga ministri francez i financave, Bruno Le Maire, mund të rezultojnë deri në dy vjet burg dhe 30 mijë euro gjobë. Ka edhe më keq, influencuesit që shpallen fajtorë nuk do të lejohen të përdorin mediat sociale ose të vazhdojnë karrierën e tyre në platforma. 

Le Maire tha se do të ketë një “qasje me tolerancë zero” për këdo që nuk respekton rregullat. Në një deklaratë për shtyp, ai tha se vendi është vendi i parë evropian që krijon një kornizë gjithëpërfshirëse për rregullimin e sekrorit të influencuesve, me ligjin që mban parasysh të gjithë influencuesit francezë, si dhe ata që jetojnë jashtë vendit, por fitojnë para nga sponsorizimi i produkteve të shitura në Franca. 

Nuk është hera e parë që Franca kërkon të rrisë transparencën në lidhje me qarkullimin e imazheve të manipuluara. Vendi miratoi një ligj në vitin 2017 që kërkon që çdo foto komerciale që ishte përpunuar për ta bërë trupin e një modeli të duket më i hollë ose më i trashë, të etiketohet “photographie retouchée”. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit