Franca vendi i parë në botë që njeh me ligj të drejtën e abortit

Franca vendi i parë në botë që…

Franca ka përfshirë në të drejtat e saj kushtetuese abortin e foshnjave nga nënat e tyre!

Tashmë ky veprim është një e drejtë që mbrohet me ligj, e cila u miratua në një ceremoni në ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 mars. Presidenti i vendit Emanuel Macron tha se ishte rasti për të kujtuar fatin e brezave të sprovuara të grave për një të drejtë intime si kjo, nëse duan apo jo të bëhen nëna. Ai shtoi se dëshiron që kjo masë të përfshihet dhe në kartën e të drejtave themelore të BE-së, dhe se duhet të bëhet një e drejtë universale.

Sot nuk është fundi i historisë, por fillimi i një lufte. Nëse Franca është bërë i vetmi vend në botë, kushtetuta e të cilit mbron në mënyrë eksplicite të drejtën për një abort në të gjitha rrethanat, ne nuk do të pushojmë derisa ky premtim të mbahet në të gjithë botën. Ne do ta bëjmë këtë betejë në kontinentin tonë, në Evropën tonë , ku forcat reaksionare sulmojnë së pari dhe gjithmonë të drejtat e grave, përpara se të sulmojnë të drejtat e pakicave, të të gjithë të shtypurve, të të gjitha lirive”, tha Macron.

Franca bëhet vendi i parë në botë që njeh të drejtën e abortit në mënyrë pamohueshme. Nga 925 deputetë me të drejtë vote, 780 mbështetën amendamentin që u jep grave “lirinë e garantuar” për të zgjedhur një abort.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit