Francë/ 16 vjeçari vret me thikë mësuesen, tmerrohen nxënësit

Francë/ 16 vjeçari vret me thikë mësuesen,…

Pasi ka vrarë mësuesen e tij, me thikë në dorë ai është drejtuar në një klasë tjetër, por mësuesi që ndodhej aty ka mundur që t’ia marrë thikën dhe e ka dorëzuar tek oficerët e policisë. 

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Francë. Bëhet e ditur se një nxënës 16-vjeçar shkaktoi panik në një shkollë në rajonin Saint-Jean-de-Luz kur sulmoi me thikë një mësuese. Fatkeqësisht mësuesja, rreth të 50-ave, vdiq nga arresti kardiak kur ambulanca mbërriti në vendngjarje. 

Adoleshenti 16-vjeçar, i cili është arrestuar, papritur është ngritur në këmbë gjatë orës së mësimit, duke mbajtur një thikë të mbështjellë me letër. Menjëherë ka bllokuar derën e klasës dhe më pas është nisur drejt mësueses të cilën e ka goditur me thikë në gjoks, raporton BBC.

Pjesa tjetër e studentëve u ngritën, arritën të hapnin derën dhe të dilnin në korridor. 16-vjeçari, duke mbajtur thikën, tehu i së cilës ishte 10 centimetra, është drejtuar në një klasë tjetër. Aty mesa duket një mësues ka arritur ta qetësojë, ia ka marrë thikën dhe e ka mbajtur pranë derisa ka mbërritur policia.

16-vjeçari vuan nga çrregullime mendore dhe nuk kishte të dhëna për veprime të paligjshme apo sjellje të çuditshme në dosjet e policisë. Mirëpo, nga bisedat e para që ka shkëmbyer me efektivët e policisë në vendin e krimit, nuk ka pasur asnjë dyshim në atë që ka thënë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit