
Zhdukja e një banori në Lempdes, të martën e 18 janarit shkaktoi hapjen e një hetimi gjyqësor. Të dhënat e hetimit, çojnë të gjitha drejt pistës së një rrëmbimi të mundshëm.
Misteri mbetet pas zhdukjes shqetësuese të një 22-vjeçari në Riom, Puy-de-Dome. Nga deklaratat e prokurorit publik, Éric Maillaud, thuhet se dy makina ishin përplasur në qytet.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se një prej drejtuesve hyri brenda automjetit tjetër. Ishte një banor i Lempdes, ai i cili përdorte makinën e të atit. Që atëherë, nuk ka asnjë gjurmë nga i riu shqiptar, shkruajnë mediat e huaja.
Në lidhje me ngjarjen, ka katër të akuzuar. Prokurori thotë se edhe ata janë shtetas shqiptarë. 22-vjeçari ndodhej në shtëpinë e tyre, mirëpo këto të fundit e mohojnë përfshirjen në ngjarje. Për katër të dyshuarit, është caktuar masa e paraburgimit.