Francë/ Macron premton projektligjin që e bën abortin të drejtë kushtetuese

Francë/ Macron premton projektligjin që e bën…

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar sot, se brenda disa muajsh qeveria e tij do të paraqesë një projektligj që mbron të drejtat e abortit në kushtetutën franceze.

Asambleja Kombëtare e Francës në nëntor 2022 votoi në favor të ndryshimit kushtetues, por pa vendosur për një afat kohor.

Fjalimi u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ku Macron bëri homazhe për të ndjerën Gisele Halimi, një aktiviste feministe dhe pioniere për të drejtat riprodhuese.

Masa është përshpejtuar, pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së hoqi të drejtat e abortit në qershor, duke bërë që aktivistët të bëjnë presion në mënyrë që Franca të bëjë të kundërtën si një simbol i përkushtimit të saj ndaj të drejtave të grave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit