Francë, në 24 orët e fundit regjistrohen mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19

Francë, në 24 orët e fundit regjistrohen…

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 20.177 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se në ditët e fundit në vend numri i rasteve ditore të COVID-19 vazhdon të jetë në rreth 20 mijë. Me 20.177 rastet e reja, numri i rasteve në vend ka arritur në 2.767.312, ndërsa me 171 vdekje në 24 orët e fundit, bilanci i viktimave ka arritur në 67.599.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.273 persona, prej të cilëve 2.609 ndodhen në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 879 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 202.165.

Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë rritur në 6,3 përqind.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit