Francë| Zbulohet një variant i ri Covid!

Francë| Zbulohet një variant i ri Covid!

Virusi Covid vijon ende të jetë prezentë në vend, teksa nuk ka kursyer shumë njerëz të cilët sot nuk jetojnë në mesin e familjarëve të tyre. E ndonëse Omikron ka rritur frikën në vend, një tjetër variant Covid është gjetur në Francë.

Sipas shkencëtarëve bëhet e ditur se lloji ka 46 mutacione që mendohet se e bëjnë atë edhe më rezistent ndaj vaksinave se virusi origjinal. Rreth 12 raste janë vërejtur deri më tani pranë Marsejës, i pari i lidhur me udhëtimin në vendin afrikan Kamerun.

Profesor Philippe Colson, i cili drejton njësinë që zbuloi llojin, tha:

Ne me të vërtetë kemi disa raste të këtij varianti të ri në zonën gjeografike të Marsejës. Ne e quajtëm atë “variant IHU”. Dy gjenome të reja sapo janë dorëzuar.

Lloji u zbulua nga akademikët e bazuar në IHU Mediterranee Infection më 10 dhjetor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit