Francesco Becchetti i bën thirrje kryeministres italiane: Më ndihmo t'i marrë paratë Edi Ramës

Francesco Becchetti i bën thirrje kryeministres italiane:…

Biznesmeni Francesco Beccheti ka që nga tetori i vitit 2015 që pret të paguhet për një padrejtësi që i është bërë sipas tij. Ai ishte pronar i televizionit “Agon Channel” në Shqipëri, televizion që u mbyll nën akuzën e qeverisë se biznesmeni ka shmangur detyrimet tatimore dhe fiskale. Sot pas më shumë se 7 vitesh, Beccheti pritet të marrë afro 110 milionë euro na vendimi i gjykatës së arbitrazhit.

Mirëpo qeveria shqiptare ende nuk ka pranuar që të kompensoi dëmin financiar ndaj biznesmenit italian. I gjendur në këto kushte ku peshorja e drejtësisë anon nga ana e tij, sipas mediave italiane Beccheti i ka karkuar ndihmë Giorgia Melonit. Ai është shprehur se ndaj tij u bë një padrejtësi dhe se për këtë qeveria shqiptare duhet të paguaj. Në një komunikim, biznesmeni i kërkon ndihmë kryeministres italiane që t’i marrë sa më shpejt paratë e fituara nga gjyqi me Edi Ramën.

“Rama dhe qeveria e tij kryen ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime. Pres që Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë që Rama dhe qeveria e tij të ndërpresin menjëherë persekutimin e të paguajnë dëmshpërblimin që detyrohen” – tha ai.

Mbi 500 punonjës të televizionit “Agon Channel” mbetën të papunë dhe shumica e tyre nuk u kompensuan me rroga. Burime bëjnë me dije se shumë nga punonjësit nga nga 1, 3 dhe deri në 6 paga pa marrë, si pasojë e sekuestros që iu vendos pasurisë së Becchetit nga qeveria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit