
Incidente të dhunshme u shënuan në Francë në ditën e 11-të të aksionit të grevës kundër reformës së pensioneve të Emmanuel Macron.
Përplasjet shpërthyen në Paris, pranë një lokali në Bregun e Majtë, të frekuentuar nga Emmanuel Macron, gjatë ditës së 11-të të protestave mbarëkombëtare kundër projektligjit të pensioneve që presidenti francez shtyu, pavarësisht kundërshtimit të gjerë.
Restoranti La Rotonde, tenda e të cilit u dogj për pak kohë ndërsa protestuesit hodhën shishe dhe bojë ndaj policisë, është i njohur në Francë, pasi është vendi ku Macron organizoi një darkë festive pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të 2017-ës.
Protestat që nga janari kanë tërhequr turma të mëdha kundër reformës së Macron, e cila rrit moshën e daljes në pension me dy vjet në 64.