Francezët po i tregojnë botës se si ‘shtypet’ qeveria, që merr vendime kundër qytetarëve

Francezët po i tregojnë botës se si…

Protestat dhe grevat kundër reformave të pensioneve pushtuan sërish Francën mbrëmjen e së martës, me mijëra njerëz që marshuan dhe Kulla Eiffel u mbyll, ndërsa policia rriti sigurinë mes paralajmërimeve të qeverisë se demonstruesit radikalë synonin “të shkatërronin, të plagosnin dhe të vrisnin”

Tashmë vlen të pranohet se francezët si një ndër popujt europianë më demokratikë po i tregojnë botës se si mund të shtypësh një qeveri që merr vendime që nuk janë të favorshme për qytetarët e vendit të saj. 

Shqetësimet se dhuna mund të dëmtonte demonstratat shkaktuan atë që Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin e përshkroi si një dislokim të paprecedentë prej 13,000 oficerësh, gati gjysma e tyre të përqendruar në Paris.

Faqja e internetit e Kullës Eifel njoftoi se grevistët kishin mbyllur atraksionin turistik me famë botërore. Muzeu i Luvrit ishte po ashtu në grevë të hënën. “Të gjithë po çmenden”, tha Clément Saild, një pasagjer treni në stacionin hekurudhor Gare de Lyon të Parisit, ku shinat u pushtuan përkohësisht dhe u bllokuan të martën nga punëtorët. 

Ai tha se i mbështet grevat pavarësisht ndikimit të tyre në transport dhe shërbime të tjera. “Unë jam 26 vjeç dhe pyes veten nëse do të marr pension ndonjëherë”, tha ai.

Një tjetër pasagjere, Helene Cogan, 70 vjeç, tha: “Francezët janë kokëfortë dhe gjërat po i dalin jashtë kontrollit”.

Qeveria e Macron argumenton se sistemi i pensioneve të Francës do të zhytet në deficit pa reforma, për shkak të niveleve më të ulëta të lindjeve dhe jetëgjatësisë më të gjatë në shumë vende më të pasura. Kundërshtarët e Macron thonë se fonde shtesë për pensionet mund të vijnë nga burime të tjera, pa qenë nevoja që punëtorët të dalin në pension më vonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit