Frangaj merr 2 leje ndërtimi, duke ushtruar presion me “TV Klanin” që e përdor si “kobure”

Frangaj merr 2 leje ndërtimi, duke ushtruar…

Pronari i “TV Klan”, Aleksandër Frangaj, ka përfituar dy leje të dyshimta ndërtimi në dy prej zonave më të lakmuara në Shqipëri.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati në hyrje të Liqenit Artificial në Tiranë dhe një leje tjetër për një resort turistik në Jug të vendit, në zonën e Palasës në Himarë.

Betonizimi i Liqenit Artificial
Një prej zonave të gjelbra, ndër më të frekuenturat në Tiranë, do të shndërrohet në shesh ndërtimi. Restoranti i njohur “Lion Park” do të shembet nga pronari i “TV Klan”, për të ndërtuar sipër tij një kullë shumëkatëshe.

Ndërtimi në atë hapësirë është i paligjshëm, pasi “Lion Park” ndodhet në zonën e gjelbër të Tiranës, ku ndalohet në mënyrë kategorike ndërtimi.

Por Aleksandër Frangaj, përmes shantazhit me “TV Klan”, ka refuzuar të marrë për bazë statusin e truallit, duke spostuar vijen e gjelbër të Liqenit Artificial.

Në vend që të mbrojë interesin publik, Frangaj, ka “lagjitimuar” masakrën mjedisore në Parkun e Liqenit Artificial, përmes presionit të televizionit të tij.

Betonizimi i Palasës

Përveç “kafshimit” të Parkut të Liqenit Artificial, Frangaj, ka shtrirë dorën e betonizimit edhe në bregdet. Pronari i “TV Klan”, ka përfituar edhe një leje tjetër në një prej zonave më të lakmuara në Jug të Shqipërisë, ku po ndërton një resort turistik.

Bëhet fjalë për restoring “Green Cost”, në Palasë të Himarës, me subjekt zhvillues Aleksandër Frangajn.

Për të realizuar projektet e tij që bien në kundërshtim me ligjin, Aleksandër Frangaj, ka përdorur televizionin e tij. Përmes disa kronikave televizive, Frangaj ka shantazhuar institucionet dhe zyrtarët e shtetit.

Pas lajmeve promovuese të ndërtimeve të tij dhe shantazhit mediatik për të legjitimuar shkeljet, institucionet kanë lëshuar dorën ndaj Frangajt, duke i dhënë lejet e ndërtimit.

Përdorimi i një televizioni Kombëtar për shantazh dhe interesa personale, si në rastin e “Tv Klan”, përveçse shkelje ligjore, është edhe shkelje kontrate me qytetarët dhe e parimeve të informimit.

Devijimi i linjës informative, nga shërbimi publik në interesa të ngushta personale, e zhvesh plotësisht “TV Klanin” nga misioni i shenjtë i tij, “informimi në shërbim të publikut”.

/Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…

KKT miraton lejet: Piramida i jepet Lalit, 3 resorte në Jug, njëri për Sandër Frangajn

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit