Fred Lela i Soros, këshilltari i Berishës kali i Trojës brenda PD

Fred Lela i Soros, këshilltari i Berishës…

Shqipëria për zgjedhje shënjon një nga periudhat më epike të përjetimit për çdo qytetar shqiptar, kjo pasi partitë shkruajnë historinë politike të vendit në mënyrën më estradë të mundshme.

Dikush deklaron publikisht se është bërë palë me Sorosin, e pala tjetër zotohet ta luftojë publikisht teksa në prapaskenë i vjel fondet dhe fryn xhepat.

Edhe këtë vit zgjedhor për PD, skenari është shkruar nga vetë George Soros, me regji nga Alfred Lela, “kryeredaktori me gjak blu” i Berishës.

Dikur ky kritik i përvëluar i sistemit, sot rezulton jo vetëm pjesë e “think tank-ut” të Sorosit, por edhe këshilltari i Berishës, njeriut që për vite me radhë e ka bërë Sorosin armik publik numër 1.

Lela është kali i Trojës për doktorin. Një nga të shumtët brenda PD-së që merr rrogë mujore nga fondacioni i Sorosit. Me pak fjalë, PD-ja ka krijuar një bord të vogël brenda vetes që ngjan më shumë me “Fondacionin për Hapjen e Partisë Demokratike”.

Ndërkohë që Berisha vazhdon luftën imagjinare ndaj Sorosit në podium, këshilltari i tij i çon ndonjë “dorë” direkt nga zyra e fondacionit. Duket se në këtë rast kali i Trojës nuk është futur thjesht brenda “kështjellës së bluve”, por e kanë emëruar kryekëshilltar…

Ironia është se ndërkohë që militantët e PD-së bëjnë protesta kundër “influencës së Sorosit”, këshilltarët e tyre numërojnë eurot që vijnë pikërisht nga ai drejtim. Dikush e quan zotësi, dikush e quan hipokrizi, por e vërteta është se estrada politike shqiptar vazhdon të luajë shfaqjen “Qingji i urtë pi dy nëna.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit