
Alfred Lela këshilltari i Berishës në PD gjatë një daljeje televizive, është shfaq me një orë Rolex Daytona, një ndër modelet më luksoze dhe të shtrenjta sportive në botë, që në treg arrin vlerën nga 20,000 deri në mbi 50,000 euro, në varësi të vitit të prodhimit.
Ora e Lelës duket se nuk ka kaluar pa i rënë në sy qytetarëve shqiptarë. Modeli i përzgjedhur, Cosmograph Daytona u shfaq në dorën e këshilltarit të Berishës si një shkëputjeje e qartë nga realiteti ekonomik që përjeton shumica e qytetarëve dhe përkrahësve të djathtë tradicionalë.
Një përfaqësues i një linje ideologjike që premton se do të ndihmojë të zgjidhë hallet e shqiptarëve mban në dorë një orë që për shumëkënd përfaqëson një pagë disa vjeçare.
Lela, analisti i bluve dhe figurë publike shpesh i lidhur me qarqet ndërkombëtare të financuara nga Soros, i ka dhënë një mesazh simbolik publikut shqiptar. Një shkëputjeje të qartë larg premtimeve, të realitetit ekonomik që përjeton shumica e qytetarëve dhe përkrahësve të djathtë tradicionalë.