Fredi Beleri letër ambasadorëve të SHBA dhe BE: Jam në qeli për shkak të sulmeve të Ramës

Fredi Beleri letër ambasadorëve të SHBA dhe…

Fredi Beleri i është drejtuar me një letë të hapur ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë. Beleri shprehet në letër se qëndron në paraburgim me të padrejtë, vetëm sepse kështu ka vendosur kryeministri Rama.

Beleri kërkon vëmendje nga diplomatët në vendin tonë edhe për mënyrën si zbatohet drejtësia në Shqipëri, reforma e së cilës është financuar fuqishëm nga SHBA dhe BE.

Jam në burg se isha përfaqësues i opozitës, i kundërshtuar haptazi nga Kryeministri. Nuk besoj se në vendet që Ju përfaqësoni përgjohet e ndiqet opozita nga policia vetëm pse nuk i pëlqen Kryeministrit. Nuk besoj qe Ju keni investuar për një drejtësi që i shërben pushtetit politik, dhe për këtë qëllim fsheh falsifikimet e zyrtareve te drejtësisë. Ju drejtohem me respekt se jam i sigurt që dosja dhe çështja ime tregon se nuk është kjo drejtësia që Ju doni për ne, dhe meritojmë te kemi. Nuk mund të jetë kjo drejtësia e një vendi që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Ju drejtohem me këtë Letër Publike, me shpresën që sado pak, t’ju tërheq vëmendjen tek kjo drejtësi që është krijesa Juaj, dhe po shtrembërohet për interesat politike të një njeriu, që për të mbajtur pushtetin sakrifikon parimet e shenjta të Demokracisë, Zgjedhjet e Lira”, thuhet ndër të tjera në letrën e Belerit.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, vë në dijeni ambasadorët se që prej datës 12 maj ai po qëndron pas hekurave, teksa shton se ai është viktimë e veprimeve arbitrare të paligjshme të policisë, të ndikuara nga shprehjet e hapura ofenduese dhe fyese të Kryeministrit ndaj tij.

Teksa e vë theksin tek investimi që ndërkombëtarët kanë bërë ëpr drejtësinë e re, Beleri shkruan se ky veprim nuk është ajo që ata do të donin për Shqipërinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit