Freestyle i tij po bën namin, Don Xhoni ka një kërkesë ‘bombë’ për TikTok!

Freestyle i tij po bën namin, Don…

Një ndër reperët më me zë në vend, është Don Xhoni, një djalë i ri në moshë i cili me Freestyle-n e tij “Make a pose” po bën namin brenda dhe jashtë vendit. Freestyle në fjalë po thyen rekord në TikTok, teksa persona të ndryshëm në të gjithë botën shihen duke sfiduar kërcimin e reperit nga Kosova.

E ndërsa ky Freestyle po bën xhiron kudo, reperi publikoi në Instagram ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar paratë e tij.

Nuk dihet në çfarë kuptimi e ka thënë Don Xhoni, pra nëse e ka pasur seriozisht apo me shaka, por ajo që mund të thuhet është se freestyle i tij po bën bujë kudo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit