Frida Krifca lë në mëshirë të fatit fermerët, apeli i tyre: Na u dëmtuan të mbjellat, shteti s'na financon

Frida Krifca lë në mëshirë të fatit…

Shiu, breshëri dhe dëbora gjatë muajit mars u ka dëmtuar të gjitha pemët në Korçë. Kështu janë shprehur shumë prej fermerëve në një prononcim për mediat.

Ata thanë se kryesisht kajsitë, pjeshkët, mollët dhe kumbullat kanë pësuar më shumë dëme. Ndërsa për pemët e tjera, shprehen se janë dëmtuar në varësi të gjendjes që kanë qenë në momentin që janë prekur nga moti i keq.
“Shumë dëme kemi pasur nga breshëri dhe nga dëbora, Kajsi, pjeshkë, kumbull, kajsi, këto janë dëmtuar në përgjithësi”, thanë fermerët.

Prandaj specialistët thonë se ka ardhur koha që fermeri të shkojë drejt sigurimit të parcelave të tyre.

“E mira është që fermerët të arrijnë të sigurojnë pemët e tyre. Por që ta sigurosh,duhet që rrisku të jetë minimal, kështu në qiell të hapur, asnjë kompani nuk vjen. Duhet ta kesh me rrjeta, dhe kjo kërkon kosto. Ndaj duhet që të të financojë shteti”, shprehen specialistët.

Por, që një kompani të marrë përsipër dëmet e shkaktuara nga moti, pemëtoret duhet të jenë të rrethuara me rrjetë. Dhe që kjo të ndodhë, duhen financime nga shteti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit