Frida Krifca: Tirana qyteti më i bukur në botë, e shoh me sytë e zemres!

Frida Krifca: Tirana qyteti më i bukur…

Ministra e Bujqësisë Frida Krifca ka nisur t’i bëjë fushatë elektorale Erion Veliajt. Pas ndriti punët në bujqësi, hapi akademinë e barinjve dhe pasi detyroi fermerët e blegtorët të nisen për në emigrim, Krifca vijon e qetë politikëbërjen. Tirana në sytë e saj është qyteti më i bukur në botë, të cilin e sheh me sytë e zemrës. Kështu shprehet ministrja teksa poston një kolazh fotosh.

Nuk dihet nëse ministrja sheh me sytë e zemrës edhe betonizimin e Tiranës, ajrin e rëndë e të ndotur, trajtimin që u bëhet fermerëve që shesin dy tufa spinaq e tre tufa qepë trotuareve të kryeqytetit. Nuk dihet nëse ministrja sheh po ashtu sesi i trajton Policia Bashkiake ata.

Me siguri ministrja nuk sheh edhe që pas çdo vese shiu, Tirana përmbytet më keq se fushat e Shkodrës. Me siguri që ministrja nuk shesh as trafikun, urbanët që përmbysen rrugëve e që përplasen ku të munden. Padyshim që panorama e Tiranës është më e gjerë se kaq për t’u cilësuar si kryeqyteti më i bukur në botë.

Erion Veliaj e ndihmoi Krifcën në fushatën e 25 prillit 2021, duke i promovuar gjelat e Baldushkut. Tashmë po i fut në këshillin bashkiak edhe Sonila Qaton, ish-drejtoreshën e AZHBR te akuzuar për korrupsion. Këto qoka nuk harrohen, e sidomos në politikë. Ndaj ministrja e sheh me sytë e zemrës por jo me sytë e ballit Tiranën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit