Frika e rritjes se çmimit të patentës, DPSHTRR arkëtoi 500 mln lekë nga 11 mijë shqiptarë për pak ditë

Frika e rritjes se çmimit të patentës,…

Në mesin e muajit shkurt, drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe njoftoi rritjen e çmimit të patentës. Nga 45 mijë lekë të reja që ishte, Gonxhe njoftoi se ky çmim do të shkonte në 85 mijë lekë të reja, me qëllim shmangjen e abuzimeve. Ky lajm nuk u prit mirë nga shqiptarët të cilët nxituan të përfitojnë në çmimi i vjetër.

Sipas të dhënave, nga data 15 deri në datën 28 shkurt, në Shqipëri u regjistruan 11 mijë persona për leje drejtimi automjetesh. Shumica prej tyre, afro 80%, ishin në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë. Nga pagesat e kryera janë mbledhur afro 500 milionë lekë të reja, ose afro 4.3 milionë euro.

E gjithë kjo vjelje e shqiptarëve ndodhi nga paniku se çmimi i patentës gati do të dyfishohej. Mirëpo vendimi për rritjen e çmimit të lejës së drejtimit të mjeteve është hedhur poshtë nga Autoriteti i Konkurencës, i cili vërenë se ky vendim do të sjellte një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit