Këtë historinë e vendeve vakante për punë në administratën publike nuk e besojnë më shqiptarët.
Puna në administratë ka kosto. Nëse punon aty do bësh pakt me sistemin edhe nëse shikon shkelje. Shumë raste janë denoncuar në redaksinë tonë ku qytetarë të cilët punojnë në “shtet” janë detyruar të mbyllin gojën për të ruajtur punën.
Përtej kësaj Administrata Publike po kërkon punëtore, janë rreth 1100 vende te lira pune të përkthyera në 1100 patronazhistë apo militantë të partisë.
Siç është vënë re kohët e fundit puna në shtet nuk po i josh më shqiptarët edhe pse pagat janë rritur.
Një nga arsyet që mund të përmendim është se ata kanë frikë pasi firmat e hedhura një ditë mund t’iu sjellin pasoja ligjore.
Gjithsesi forma klasike e punësimit në këtë treg është ajo e punësimit me mik.