Frika nga mutacioni i Covid | OBSH thërret mbledhje urgjente

Frika nga mutacioni i Covid | OBSH…

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka caktuar një takim të posaçëm për të diskutuar një variant të ri shqetësues të koronavirusit të zbuluar në Afrikën e Jugut që duket se po ndryshon me shpejtësi. I ashtuquajturi varianti B.1.1.529 duket se ka një numër të lartë mutacionesh në proteinën e tij, e cila mund të ndikojë përhapjen me shpejtësi te njerëzit, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

“Ne nuk dimë ende shumë për këtë. Ajo që dimë është se ky variant ka një numër të madh mutacionesh. Dhe shqetësimi është se kur keni kaq shumë mutacione, mund të ketë ndikim në mënyrën se si sillet virusi, “tha Dr. Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për COVID-19, shkruan NYPOST.

Çfarë dimë për B.1.1.529 deri më tani

Është e paqartë se nga lindi në të vërtetë varianti i ri, por shkencëtarët afrikano-jugorë zbuluan për herë të parë të martën një numër të vogël të variantit B.1.1.529 në mostrat nga 14-16 nëntori. Shkencëtarët afrikano-jugorë informuan qeverinë se ishin të shqetësuar dhe i kërkuan OBSH-së të mblidhte grupin e tij teknik të punës. Vendi ka zbuluar deri më tani rreth 100 raste të variantit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit