Frika nga 'vatra e re', Austria ndalon uljen e avionëve nga Ballkani dhe Shqipëria

Frika nga ‘vatra e re’, Austria ndalon…

Vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen si një “vatër e re e koronavirusit” nga shteti i Austrisë.

Kjo ka bërë, që vendi alpin të mos i hap dyert për këto shtete, ku në “listën e zezë” jemi edhe ne.

Sipas “Die Presse”, që nga dita e enjte, avionët nga disa shtete do të ndalohen.

Fluturimet nga Serbia, Bosnja, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti, nuk do lejohen të ulen më në aeroportet austriake.

Austria po merr masa gjithmonë e më të rrepta, duke ndaluar uljen e avionëve nga të ashtuquajturat ‘zona të rrezikut’.

Kjo, në mënyrë që të kufizojë pandeminë e koronavirusit.

Deri tani nuk lejohej ulja e avionëve nga tetë vende, nga e enjtja lista zgjerohet në 18 vende.

Por ndërkohë rajoni i Lombardisë në Itali, është hequr nga lista e rrezikut dhe avionët do lejohen të fluturojnë drejt Austrisë.

Lidhjet aktuale me kryeqytetet e këtyre vendeve të “Austrian Airlines”, duhet të anulohen të paktën deri në fund të korrikut.

Nga lista ka disa përjashtime, për transport mallrash, të sëmurësh, austriakësh, staf infermierie, ose ndihmës për të korrat në vend.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit