Frika nga zgjatja e Covid-19/ SHBA-ja ka rritur çmimet e floririt në nivel ekstrem

Frika nga zgjatja e Covid-19/ SHBA-ja ka…
Vlera e floririt në SHBA është rritur me 1.6 përqind më shumë dhe ka shkruar mbi 53,200 euro për kilogramë.
 
Floriri ka thyer rekord në krahasim me çmimet e mëparshme që janë shënuar në shtator të vitit 2011.

Sipas mediave të huaja kjo gjë që i ka tronditur investitorët duke rritur kështu dhe çmimin e floririt, i cili vazhdon të perceptohet si investim i sigurtë në kohë të paqëndrueshme.

Vlera e floririt u rrit për 1.6 për qind dhe shkoi në mbi 53,200 euro për kilogramë, duke e thyer rekordin e mëparshëm që ishte shënuar në shtator të vitit 2011.

Rritja e çmimit të arit është nxitur edhe nga lehtësimet monetare përreth botës që nga koha kur pandemia e futi ekonominë globale në recesion.

Vlera globale e aksioneve e humbi fuqinë javën e kaluar, kur Uashingtoni e urdhëroi Kinën që ta mbyllë konsullatën e saj në Teksas, duke e nxitur masën hakmarrëse të Kinës, e cila dha urdhër për mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu.

/Burimi:theguardian/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit