Frika për “Astra Zeneca”, mjeku: Të vaksinohet ministrja Manastirliu dhe Beqaj së bashku me familjet e tyre, që populli ta besojë!

Frika për “Astra Zeneca”, mjeku: Të vaksinohet…

Në një kohë kur dhjetra mësues janë duke refuzuar vaksinimin me Astra Zeneca, në kuadër të një klime pasigurie nga shumë shtete që e kanë pezulluar kompaninë, mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu, vjen me një propozim interesant për kryeministrin Edi Rama.

Ai thotë se për të pasur sa më shumë njerëz që besojnë te kjo vaksinë, do të ishte e udhës që shembullin e saj ta jepte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe paraardhësi i saj Ilir Beqaj, së bashku me familjet e tyre.

Postimi i Vargut:

Z.Rama! Zgjidhe urgjentisht problemin e Berjes se vaksines se AstraZeneces ne Shqiperi. Propaganden tuaj populli nuk e beson. Le ta bejne kete vaksine perpara te gjitha kamerave, te dy ministrat dhe familjet respektive, O.Manastirlliu dhe I .Beqja.

Une mendoj qe ne kete moment populli do filloje te besoje qe ju i besoni asaj qe thoni. Praktika eshte kriteri i se vertetes thoshte Lenini dhe duhet ta perserise deputetja juaj.

(E.K/Faxweb.al)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit