Frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme

Frika për një konflikt më të gjerë…

“Ne i zmbrapsëm, së bashku do të fitojmë”, shkroi Netanyahu në platformën X, të dielën.

Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi akuzën e Iranit për nisje të sulmit. Arsyeja pse Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për është një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni. Kjo është hera e parë që Teherani e sulmon drejtpërdrejt Izraelin.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, premtoi fitore pas sulmit të Iranit kundër shtetit të tij.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja e ndihmoi Izraelin që “t’i rrëzonte pothuajse të gjitha”.

Mbretëria e Bashkuar dislokoi avionët e saj luftarakë në rajon.

Misioni i Iranit në OKB e citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje dhe tha se e konsideron operacionin “çështje të përfunduar”.

Kush janë aleatët e Iranit?

Aleatët e Iranit janë të paktë në numër dhe në ndikim global.

Huthët e Jemenit, Siria dhe Rusia janë ndoshta mbështetësit e tij më të vendosur.

Moska është tashmë e zhytur në një luftë të zgjatur në Ukrainë dhe nuk ka gjasa të ketë fonde rezervë ose armë për të ndihmuar Teheranin të mbrohet kundër Izraelit. Rusia ka blerë tashmë qindra dronë luftarakë nga Teherani.

Partnerët tregtarë si Kina do të qëndronin mënjanë nëse do të shpërthente një konflikt i madh rajonal.

Kush janë aleatët e Izraelit?

Izraeli mbështetet nga vende me disa nga ushtritë më të forta në botë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Uashingtoni i ka ofruar Izraelit garanci “të hekurta” se do të ndihmojë në mbrojtjen e tij kundër sulmeve iraniane.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit