Një pallat në Londër është shkrumbuar nga një zjarr masiv gjatë orëve të natës. Pallati ndodhej pranë banesave 6-katëshe në Dangegham.
Sipas mediave të huaja mësohet se janë evakuuar qindra persona, përfshirë dhe fëmijë ndërsa dy persona janë transportuar të plagosur në spital. Mbi dyqind zjarrfikëse ishin në vendngjarje për orë të tëra. Ndërkaq nuk raportohet për viktima dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit.