Frikë në Gjermani, 174 fermerë zbulohen pozitivë me koronavirus

Frikë në Gjermani, 174 fermerë zbulohen pozitivë…

Gjermania po vazhdon me një situatë të vështirë të koronavirusit.

Një vatër e re ka shpërthyer në rajonin e Bavarisë, një nga më të goditurit prej pandemisë.

Plot 500 punëtorë janë izoluar në një fermë të madhe, pasi 174 fermerë rezultuan pozitivë me COVID-19.

7 punëtorë të sektorit të korrjes, kishin shfaqur simptoma për koronavirusin, në një fermë në Mamming, në verilindje të Mynihut.

Pas tamponëve, u zbuluan plot 174 raste pozitive.

Autoritetet po monitorojnë tashmë mbarëvajtjen e karantinës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit