Frikë nga kryengritja? Shoqërohen me forcë 5 nga blegtorët që protestuan në Fier

Frikë nga kryengritja? Shoqërohen me forcë 5…

Më shumë se 5 blegtorë nga Fieri janë shoqëruar me dhunë në komisariat, pasi këtë të martë mbajtën një protestë në Levan.

Sipas raportimeve qytetarët janë shoqëruar të paktën 3 orë pas përfundimit të protestës, dhe janë marrë nga banesat e tyre me forcë. Nuk dihet arsyeja dhe krimi që këta qytetarë bënë gjatë protestës, ku kërkuan që zëri i tyre të dëgjohej nga qeveria pasi lënia në harresë ua ka vështirësuar mbijetesën.

Blegtorët e shoqëruar nuk kanë qenë të vetëm në protestë, por bashkë me ta ishin dhe dhjetëra të tjerë që u ngritën për shqetësimin e tyre që lidhet me mungesën e subvecnioneve nga ministria e Bujqësisë, çmimin e ulët të produkteve që prodhojnë dhe mungesa e kullotave.

Një ditë më parë blegtorët e Sarandës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Delvinës u ngritën në protestë për të njëjtën arsye. Kjo valë protestash e fermerëve vjen pas situatës së vështirë ku gjenden, që në shumicën e rasteve u ka lënë si rrugëzgjidhje uljen e krerëve të bagëtive që mbarshtojnë ose shitjen e tyre.

Fermerët nuk kanë marrë asnjë donacion nga qeveria për punën që bëjnë. Kujtojmë gjatë vitit 2023 Komisioni Evropian ndërpreu financimin e projektit IPARD, për shkak të denoncimeve për abuzime me fondet e këtij sektori nga zyrtarët politikanë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit