Frikë për hakmarrje, familja e Habib Rexhës kërkon mbrojtje nga policia

Frikë për hakmarrje, familja e Habib Rexhës…

Habib Rexha ndodhet ende në arrati pas vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë. Rexha qëlloi për vdekje Gosën, pasi mori hak për të vëllain Altin Rexha që u vra në mars nga Armand Gosa, vëllai i Arjanit.

Duket se vrasjet nuk po ndalojnë dhe tashmë familja Rexha i druhet Hakmarrjes nga familja Gosa. Për këtë arsye ata kanë kërkuar mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Ende nuk është vendosur se çfarë masë do të marrë policia për mbrojtjen e tyre, ndërkohë që familjarët e familjes Rexha kanë theksuar se nuk kanë ndërmend që të lëvizin nga Kavaja. 

Vrasja ndodhi në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal pati dy viktima Armand Gosa dhe Altin Rexha. Një sherr banal për “pse më sheh ashtu” nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit