Frikësohej se mund të kryente krime të tjera, Gjykatësi parashikoi dënim të përjetshëm për Thaçin

Frikësohej se mund të kryente krime të…

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në letrën e tij drejtuar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, letër e cila është e publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatë Speciale, kishte renditur argumentet e tij se pse Hashim Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim. Smith fillimisht kishte shprehur frikën e tij se ish-presidenti i Kosovës mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ishte bërë publike. Sipas tij, një gjë e tillë do ta nxiste Thaçin të ikte.

Gjithashtu Smith në letrën e tij kishte pretenduar se Thaçi mund të kryejë edhe krime të tjera dhe të pengojë procedurat e Speciales. Derisa ka parashikuar se akuzat e konfirmuara nga Dhomat e Specializuara mund të sjellin burgim të përjetshëm për ish-presidentin. “Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit