Frrok Çupi: Meta-Berisha po mbledhin paratë për t’u arratisur si presidenti afgan

Frrok Çupi: Meta-Berisha po mbledhin paratë për…

Gazetari dhe analisti Frrok Çupi, ka zbërthyer heshtjen e presidentit Meta dhe qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për situatën në Afganistan.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, ka deklaruar se dyshja Meta-Berisha as në ëndërr nuk e prisnin të vinte një situatë e tillë. Sipas tij, ata presin që SHBA të shpërbëhet dhe pastaj të kthehen si talebanët për të kapur Shqipërinë.

Çupi shprehet se ata e dinë rrezikun e SHBA dhe tani kanë nisur të bëjnë gati paratë e pasuritë dhe të arratisen si presidenti afgan, i cili mbushi një helikopter me para.

Po ashtu ai ka treguar se si Berisha takoi Bin Laden dhe celulat terroriste që ngriti në vendin tonë.

Zoti Çupi, qeveria shqiptare i ka thënë “PO” strehimit të qindra afganëve, që janë nga të parët në listat e ekzekutimeve, pas ardhjes në pushtet në Afganistan të talebanëve. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë qenë të unifikuar sa i takon kësaj çështje, duke pranuar faktin se afganëve që iu rrezikohet jeta dhe që kanë qenë bashkëpunëtorë të amerikanëve e NATO në Afganistan, duhet t’iu jepet një mundësi dhe mbështetje. Por ndërkohë ajo që bie në sy në këtë debat, është fakti se nuk ka asnjë reagim nga presidenti Ilir Meta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit