‘Fryhet’ Vjosa, lumi rrezikon daljen nga shtrati pas reshjeve të shumta, evakuohen familjet e para

‘Fryhet’ Vjosa, lumi rrezikon daljen nga shtrati…

Lumi Vjosë sa vjen e fryhet dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Pamjet tregojnë gjendjen pranë lumit Vjosë, pranë urës së Mifolit ku niveli ka shkuar në nivelin 7.3 m thellësi.

Mësohet se pranë fshatit Fitore ka nisur evakuimi i banorëve të zonës të cilët ndihen nën kërcënimin e përmbytjes pas reshjeve të dendura.

E gjithë Shqipëria është nën pushtetin e ujit dy ditët e fundit. Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend.

Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit