Frymëmarrje për Italinë, shënohen vetëm tre viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Frymëmarrje për Italinë, shënohen vetëm tre viktima…

Pas shumë muajsh shifra të frikshme, Italia ka regjistruar sot shifren më të ulët të vdekjeve me koronavirus.

Mediat italiane raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë rregjistruar vetëm 3 viktima.

Ndërsa në Lombardi, që ishte dhe epiqendra e virusit, nuk është shënuar asnjë viktimë, që nuk kishte ndodhur që nga 22 shkurti.

Numri i te infektuarve me koronavirus në Itali ka filluar të ulet, ku në 24 oret e fundit janë shënuar 219 raste të reja, ku nga 249 raste të raportuar një ditë më parë.

Ndërkohë numri i të shëruarve për sot ka qenë 143 persona.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit