Frymëzohet nga Giorgio Chiellini dhe kujton përballjen me Ronaldon, Marash Kumbulla rrëfen me tifozët disa momente të veçanta

Frymëzohet nga Giorgio Chiellini dhe kujton përballjen…
Një tifoz pyeti mbrojtësin e Romës se nga cili futbollist është frymëzuar dhe shqiptari nuk mendoi për asnjë moment: “Që në moshë të vogël më ka frymëzuar Giorgio Chiellini”.
Featured image of article: Frymëzohet nga Giorgio Chiellini dhe kujton përballjen me Ronaldon, Marash Kumbulla rrëfen me tifozët disa momente të veçanta

Në këto ditë të fundit të vitit 2020, shumë persona të famshëm dhe futbollistë po u japin disa minuta tifozëve të tyre duke u kërkuar  të bëjnë pyetje ose të postojnë disa fotografi të veçanta.

Një nga këta është Marash Kumbulla, i cili iu përgjigj fansave përmes profilit të tij zyrtar në Instagram. Një tifoz pyeti mbrojtësin e Romës se nga cili futbollist është frymëzuar dhe shqiptari nuk mendoi për asnjë moment: “Që në moshë të vogël më ka frymëzuar Giorgio Chiellini”. Qendërmbrojtësi i Juventusit ka qenë gjithmonë shembull për numrin 24 verdhekuq.

Kumbulla më pastaj tregoi, pas një pyetjeje tjetër të fansave, se cila ka qenë ndeshja e tij më e mirë. Ish-futbollisti i Verona u përgjigj duke postuar një foto ku po i ndërhynte Cristiano Ronaldos. Për futbollistin e Kombëtares Shqiptare ishte “dita më e mirë e jetës sime”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit