Fshati Bicaj pa ujë si pasojë e hidrocentralit, Halilaj i Kukësit harron patriotët e tij

Fshati Bicaj pa ujë si pasojë e…

Banorët e fshatit Bicaj në Kukës denoncojnë mungesën e ujit të pijshëm dhe për përdorim bujqësor, për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve në zonë. Ata thonë se për të siguruar pak ujë, janë detyruar të vendosin një tub 1 km të gjatë nga një shtëpi e largët pasi në zonë nuk ka më ujë as për bagëti as për nevojat më bazike të jetës. Sipas banorëve ndonëse është bërë denoncim në polici, nuk është marrë asnjë masë. Kryeplaku i fshatit Bicaj dhe kryetari i bashkisë Kukës Albert Halilaj, që sipas banorëve është nga i njëjti fshat, nuk kanë reaguar duke i lënë banorët në mëshirë të fatit dhe totalisht pa ujë në këto ditë të nxehta vere.

Ata theksojnë se hidrocentralet operojnë në kundërshtim me marrëveshjen që sipas informacionit të tyre, e ndalon shfrytëzimin e ujit nga data 15 maj deri më 15 shtator. Banorët pretendojnë se kompania që menaxhon hidrocentralin është në pronësi të Dervish Domit dhe se nuk dokumentacion për aktivitetin që zhvillon. Banorët i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania dhe TVA News si mundësia e fundit për të bërë publik shqetësimin dhe për të kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse që të ndalojnë aktivitetin e hidrocentraleve, pasi banorët e fshatit Bicaj kanë mbetur pa ujë.

“Dua te bej nje denoncim ne fahatin Bicaj te Kukësit ku janë ndertuar hidrocentrale dhe kemi sajuar nje tub uji nga nje shpi 1 km larg ju lutem hidheni sa me pare. Hidrocentralet na kane lene pa uje. kemi bo denoncim ne polici por nuk kane marre asnje mase , kane marre ujin dhe fshataret kane marre nje tub 1 km larg sepse nuk ka uje as per bagëti as per asnjë gje. Kryeplaku edhe kryetari i bashkisë Albert Halilaj qe eshte po nga i njëjti fshat nuk kane marre mase. Fshati Bicaj i qytetit te Kukësit ndodhet ne mëshirë te fatit dhe faqja juaj ishte i vetmi ku mund te ankohemi. Ne dijeninë tone kontrata eshte qe hidrocentrali te ndaloje nga 15 maji deri ne 15 ,,,shtator pavarësisht qe kompania qe operon nuk ka paraqitur asnjë kontrate Dervish Domi ne dijeninë tone eshte presidenti i firmës por sikur thash me perpara nuk kane paraqitur asnje dokument”, shkruan qytetari.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit