Fshati i ‘pleqve’ në Librazhd, largohen 60% e banorëve

Fshati i ‘pleqve’ në Librazhd, largohen 60%…

Fshati Mirakë ne njësinë Polis pranë bashkisë së Librazhdit numëronte 3000 banorë ndërsa tani ka vetëm 700 banorë.

Kjo për shkak të emigracionit që gjate viteve të fundit ka prekur masivisht edhe këtë zonë. Papunësia është shkaku i largimit të më shumë se 60% të popullsisë nga ky fshat.

Banorët shprehen se nga fshati nuk janë larguar vetëm të rinjtë.

“Shume kanë ikur nga fshati, të rinj e te reja, s’kanë punë. Kanë ikur në Gjermani, Itali, Angli”, tha një zonjë.

“Sa mbarojnë shkollën e lartë, punojnë dy tre muaj se gjejnë veten dhe ikin. Shumë ikin në Gjermani”, u shpreh një tjetër banor i fshatit.

Mungesa e banorëve ka vënë në vështirësi edhe ato pak biznese të zonës.

Ka ranë mbi 60-70%, ka mbetur vetëm pleq do marrin asistencën do vinë dy tre ditë të prishin ato lekë e pastaj do ngelen hiç fare”, tha një banor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit