Fshati në Berat nuk ka infermierë, banorët: Gjilpërat na i bën veterineri i lopëve

Fshati në Berat nuk ka infermierë, banorët:…

Fshati Gumen është vetëm 8 km larg nga qyteti i Beratit, por banorët jetojnë si në mesjetë. Përveç mungesës së rrugës dhe kushteve normale për të jetuar, në fshat nuk ka as infermierë. Banorët e fshatit nëse sëmurën, duhet të thërrasin veterinerin e fshatit për t’u bërë gjilpërat.

Për më shumë se një vit, shërbimi shëndetësor mungon në këtë fshat duke bërë që kartelat e tyre mjekësore të shkojnë në Berat. Në këto kushte banorët pranojnë rrezikun për t’u mjekuar nga veterineri i bagëtive,pasi thonë se shteti i ka harruar.

“Përse mos te ketë edhe këtu te ne një infermier? Asnjë ndihmë fare. Mirë që është ky veterineri që mban një përgjegjësi mbi supe dhe u vjen në ndihmë nga e keqja. Më shumë ka ai frikë të na e bëjnë, se ne themi shyqyr që e kemi. Ne jetojmë si në mesjetë këtu, është turp” – thonë banorët për një nga televizionet lokale të Beratit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit