''Fshati pa koronavirus'' në Itali ofron shtëpi për 1 euro

”Fshati pa koronavirus” në Itali ofron shtëpi…

Pandemia globale ka vënë shumë aktivitete në pauzë, por jo fshatin e vogël italian, Cinquefrondi.

Ky vend piktoresk në jug të Kalabrisë e quan veten ‘fshati pa Covid’. Pa asnjë rast të sëmundjes, Cinquefrondi është vendi ideal për të kaluar pushimet a më shumë.

Ai tashmë ofron shtëpi për një çmim prej vetëm 1 euro. Ky çmim kaq i ulët është një lëvizje e përdorur nga fshati për tu ripopulluar, pas braktisjes nga banorët që kanë emigruar.

Kryebashkiaku Michele Conia i ka vendosur kësaj detyre dhe një emër të koduar ‘Operacioni Bukuri’, për të nënvizuar rëndësinë e tij.

Marrë nga: CNN

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit