Fshehu drogën në pantallona që ta fuste në burg, pranga policit

Fshehu drogën në pantallona që ta fuste…

Një polic i burgut të sigurisë së lartë në Peqin është arrestuar, pasi iu gjet drogë me vete.

Polici i quajtur Fatmir Dupi me detyrë efektiv i regjimit të brendshëm tentoi të fusë brenda qelive një sasi prej 26.1 gramë kanabis.

Efektivi lëndën narkotike e kishte fshehur në brendësi të pantallonave.

Por, droga u gjet nga shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve. 

Akoma nuk dihet se ku e kishte siguruar dhe kujt do t’ia jepte polici sasinë e drogës të llojit kanabis.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit