Fshehu hetimin për falsifikim, KQZ lë në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit

Fshehu hetimin për falsifikim, KQZ lë në…

Konfirmohet në detyrë edhe kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, për të cilin pati një denoncim se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, hetimin nga prokuroria për falsifikim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 5 vota por Gurrës, duke rrëzuar ankimimin e shoqatës “Sopoti”. Sipas KQZ, Gurra nukë shtë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike.

Megjithatë, në formularin e tij të vetëdeklarimit nuk ekziston fakti që ka qenë person në hetim nga Prokuroria e Elbasanit për falsifikim dokumentesh dhe vulash.

Më herët, KQZ konfirmoi në detyrë edhe kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, për të cilin PD kërkoi t’i hiqej mandati, pasi ishte dënuar me 10 muaj burg, dënim i formës së prerë për armëmbajtje pa leje.

LEXO EDHE: 

Kryebashkiaku i skandaleve, KQZ nuk i heq mandatin Agron Malajt

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit