Fshehu vdekjen e shokut/ Majdiel Husa: Për 10 ditë trupin e tij e mbajta në krevatin tim

Fshehu vdekjen e shokut/ Majdiel Husa: Për…

Majdiel Hus, personi që mbajti për 10 ditë trupin e Elton Tahirit në banesën e tij pasi kishte ndërruar jetë, ka zbardhur më shumë detaje në dëshminë e fundit. Husa ka treguar se e njohu Eltonin, bashkë me një person tjetër në dhomat e deportimit dhe që aty kishin folur se si mund të gjenin lëndë narkotike. Sipas tij, pasi kanë dalë nga policia të tre bashkë kanë marrë një taksi duke shkuar në zonën e Yzberishtit, ku kanë marrë heroinë dhe kokainë kundrejt shumës 80 euro dhe më pas janë nisur drejt Laprakës në banesën e Husës.

 Kur filluan të konsumonin drogë, Madjel Husa rrëfen se një moment personi tjetër i tha Eltonit çfarë bën se ke futur shumë mall brenda në shiringë, ndërsa Eltoni i thoshte se ishte fiks. Por, vetëm disa minuta më pas ai filloi të dridhej dhe gjendja e tij u përkeqësua shumë. Ai ka treguar në gjykatë së u mundua ta shpëtonte Tahirin dhe gjendja e tij sikur u qetësua për pak.

Pasi kam mbaruar injeksionin në trupin tim kam parë që Eltoni filloi të dridhej. Shoku tjetër po mundohej ta mbante në këmbë, por Eltonit po i dridhej komplet trupi. Unë jam munduar përreth 25-30 minuta t’i hapja gojën, t’i nxirrja gjuhën dhe ti beja frymëmarrje artificiale gojë më gojë. Ndërkohë gjatë gjithë kësaj kohe Bledari ka qenë në krahun tim por nuk ka bërë asnjë veprim për të me ndihmuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ai rrëfen se në mëngjes shkoi ta shihte dhe kur pa se Eltoni po flinte u largua për disa orë. Por, kur u kthye në mbrëmje kishte konstatuar se Eltoni nuk merrte më frymë. Në atë momente Eltoni tha se telefoni nënën e tij, por ajo u shokua dhe i mbylli telefonin.

Menjëherëkam përdorur sërish drogën dhe kam ndenjur tek dhoma tjetër dhe nuk po më mbante vendi. Më pas kam telefonuar nënën time e cila ndodhej në Gjermani, e cila nuk po i besonte situatës dhe me ka mbyllur telefonin dhe me ka bërë bllok. Më pas i kam shkruajtur dajës të cilit i kam thënë se kisha një hall pa i treguar për situatën dhe ai më ka thënë që ta lë rehat”, tha Husa.

Pasi nuk kishte gjetur asnjë zgjidhje, Husa tha se ditën tjetër shkoi të takonte dajën, por ky i fundit i sugjeroi që të njoftonte policinë. Veprim që ai nuk e bëri dhe për 10 ditë e ka mbajtur trupin e pajetë të Eltonit në krevatin e tij në dhomën e gjumit.  

Të nesërmen gjatë ditës kam shkuar tek puna e dajës dhe e kam takuar tek kafja afër punës dhe i kam treguar situatën në të cilën ndodhesha, pra i kam treguar se në shtëpi më kishte vdekur një njeri. Daja më ka sugjeruar që të njoftoja policinë por unë kisha frike dhe nuk kam njoftuar njeri. Përreth 9 apo 10 ditë trupi i pajetë i Eltonit ka qëndruar në krevatin dopio të dhomës së gjumit ndërsa unë kam fjetur në dhomën tjetër

. Në datë 12 shkurt 2023 kam kërkuar automjet dhe kam gjetur një automjet tip “Golf 5″  ku e kam çuar në zonën e Bërxullës duke e lënë aty. Në ditët në vijim kam kërkuar në internet dhe kam lexuar lajmin që Eltoni ishte gjetur i pajetë tek përroi i urës së Limuthit në Bërxullë. Kam menduar ose gjykuar që policia do të nxirrte shkakun e vdekjes prej mbidozës dhe s’do merrej njeri”, ka treguar Husa. I cili tha se është penduar por ka vepruar nga paniku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit