Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Tares i komunikohet akuza për pastrim parash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Igli Tare. Ai është paraqitur herët në mëngjes në ambientet e SPAK-ut, ku është njohur me akuzën që rëndon ndaj tij.

Tare dyshohet për pastrim parash, pasi, sipas hetimeve, dyshohet se ka fshehur në emrin e tij dy vila që i atribuohen ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëra në Dhërmi dhe tjetra në Palasë. Akuzat ndaj tij lidhen me dyshimet për pronësinë dhe regjistrimin e këtyre pasurive.

Komunikimi i akuzës ndaj Igli Tares vjen një ditë pasi SPAK i komunikoi akuzat edhe Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur për pesë vepra penale, të dyshuara të kryera në 15 raste. Hetimet për çështjen vijojnë, ndërsa përgjegjësia penale e personave të përfshirë do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit